FOTOT/ Aksident tragjik në Greqi, autobusi me turistë me targa serbe përplaset me një makinë, 4 viktima dhe 53 të plagosur

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një autobus me turistë është me një makinë dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 53 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:00 me orën lokale, në autostradën Athinë – Evzona, në komunën Paionia Kilkis. Një autobus dykatësh me targa serbe është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë. Tre pasagjerët e makinës kanë ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes dhe i katërti mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spital. Bëhet fjalë për katër meshkuj nga mosha 68 deri në 73 vjeç, nga të cilët tre grekë dhe një shtetas rus. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.
Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por dy pasagjerët, një grua dhe një fëmijë, nuk kanë mbetur të lënduar. Mediat greke kanë publikuar foto nga aksidenti rëndë, ku shihet se makina ka pësuar dëme të shumta dhe është bërë copash, ndërsa autobusi me 81 turistë ka përfunduar në kanal 2.5 metra të thellë në afërsi të rrugës, pa ujë.53 personat që kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me autoambulancë në spitalet e Kilkisit dhe Selanikut. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja me 18 zjarrfikës dhe 6 automjete. Në operacion morën pjesë 12 autoambulanca dhe 3 Njësi Mjekësore Lëvizëse.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *