Fundoset varka me emigrantë në Egje,ndërrojnë jetë 4 fëmijë

Katër fëmijë kanë humbur jetën në Detin Egje mëngjesin e sotëm pasi varka me të cilën udhëtonin disa emigrantë u përmbys.

Ngjarja ka ndodhur në ujërat territoriale turke pranë ishullit të Lesbos.
Sipas Ministrisë greke të Transportit, roja bregdetare greke e pikasi varkën me emigrantë dhe njoftoi palën turke.

Por mediat e Athinës shkruajnë se rojet bregdetare turke nuk reaguan edhe pse u njoftuan. Varka u përmbys në sytë e tyre.

Më pas nisi operacioni i kërkim shpëtimit, ku nga uji u nxorrën 22 emigrantë. Katër prej tyre kishin humbur jetën. Bëhet fjalë për një foshnje 11-muajshe, dy vajza 8 dhe 14 vjeçe dhe një djalë 8 vjeç. /tvklan.al

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *