PAMJE TË RËNDA/ Rrugët e qytetit të mbushur me të vdekur, më shumë se 5000 viktima nga përmbytjet në Libi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin lindor të Libisë Derna është rritur në mënyrë dramatike.Numri i viktimave ka shkuar në 5300.

Në një deklaratë, ministria e Brendshme e qeverisë tha se mijëra njerëz ishin ende të zhdukur.

“Ekipet lokale të shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për personat e zhdukur”, tha Mohamed Abolmosa, zëdhënësi i ministrisë dhe bëri thirrje për “ndërhyrje ndërkombëtare për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit.

Të mbijetuarit e përmbytjeve në Libi më herët përshkruan se kishin dëgjuar një shpërthim pasi një nga dy digat në Derna u prish dhe një cunami përfshiu qytetin, me ujin që ngrihej deri në katin e tretë të ndërtesave.

Disa shpëtuan duke u hedhur nga çatia në çati, të tjerët qëndruan për orë të tëra brenda apartamenteve të tyre të përmbytura, me ujë pothuajse që arrinte në tavan.

Në hyrje të Derna, një qytet me 100,000 banorë në Libinë lindore, një grup të mbijetuarish kërkuan strehim sot pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan.

Shumë ishin të veshur me pizhame dhe pantofla, pasi nuk kishin kohë të ndërronin rrobat: vrapuan sa më shpejt që të shpëtonin. Raja Sasi, 39 vjeç, iku me gruan dhe vajzën e tij kur uji arriti në katin e sipërm të shtëpisë së tyre. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes humbën.

“Në fillim menduam se ishte vetëm shi i madh, por në mesnatë dëgjuam një shpërthim të madh. Ishte diga që u prish”, tha ai, duke thënë se rrugët e qendrës së qytetit ishin mbushur me të vdekur.

Të hënën, Këshilli i Presidencës së Libisë u bëri thirrje vendeve fqinje dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës që të bashkohen në zonat e prekura nga përmbytjet në rajonin lindor./Albeu.com

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *