U kry: Ambasada gjermane njofton se nga 1 janari kosovarët

Më në fund pas shumë vitesh qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë në zonën Shengen.
Ambasada e Gjemanisë në Kosovë ka dal me njoftim ku ka treguar përfundimisht se nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë për në vendet e BE-së, shkruan Lajmi.net.

Ambasada për tua lehtësuar qytetarëve edhe procedurat pas një janarit ka njoftuar se cilët hapa duhet të ndiqen për të udhëtuar.

Ndër të tjera janë dhënë edhe detaje të qëndrimit dhe shtetet që mund të vizitoni pa viza nga 1 janari kur fillon zyrtarisht liberalizimi i vizave për Kosovën.Njoftimi i plotë:

“Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra.Udhëtimi pa viza ju mundëson të udhëtoni pa vizë për qëndrime të shkurtra, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Ju mund të qëndroni deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes numrin e ditëve të qëndrimit tuaj, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të tejkalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore. Periudha e qëndrimit llogaritet nga data e parë e hyrjes në çdo zonë Shengen.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *