Parashikimet BOMBË të Alfred Cakos për Albin Kurtin, Serbinë dhe Ukrainën (Video)

Në vazhdën e zhvillimeve të ndodhura në rajon dhe botë, Alfred Cako ka bërë disa parashikime se si do të rrejdhin ngjarjet.

Cako tha se Albini do e radikalizojë politikën e tij ndaj serbëve të Kosovës. Ndërsa në lidhje me luftën Ukrainë-Rusi, ai tha se të vetmit që kanë përfituar është Perëndimi.

“Albini do radikalizojë politikën e tij kundër serbëve të Kosovës. Ata që kanë marrë pjesë në dhunë do arrestohen.

Ndërkombëtarët do hiqen sikur janë kundër Albinit, dhe mbaje mend që paqja Ukrainë-Rusi, nuk vendoset pa i marrë Rusisë Serbinë Perëndimit.

Do një pretekst për ta goditur, dhe Albini po i çon drejt këtoj shtegu, që këta të bëjnë ndonjë gabim duke u gënjyer nga largimi i trupave të NATO-s, këto janë të gjitha mashtrime, këmba e ujkut e lyer me miell.

Çfarë fitoi Perëndimi nga lufta Rusi-Ukrainë?
E para, shkatërroi tubacionet dhe lidhjen energjetike Gjermani -Rusi, dhe e lidhi Gjermaninë pas brekëve të Britanisë , duke e futur në krizë energjitike.E dyta, futi dy struktura të veta në NATO, Suedi dhe Finlandë.

E treta, marrja e Serbisë, sepse është i vetmi ishull që nuk ka baza ushtarake dhe që nuk e kontrollon dot dhe do një pretekst ta sulmojë…”, tha Alfred Cako.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *