Aksident i rend,nderrone jete nje person dhe disa te tjera jane me lendime

Elbasan – Një i ri humbi jetën është, një fëmijë është lënduar e po ashtu një i tretë është plagosur në një aksident rrugor që ndodhi sonte, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi pak më parë në aksin rrugor Kuçovë-Belsh, rrethi Elbasan, raporton noa.al.

Mësohet se automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi Uran Shehu, 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit. /noa.al

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *