Tmerr tek pasagjeret e avionit, turbolenca e pazakontë shkakton panik dhe kaos në avion (VIDEO)

Turbulencat e forta kanë shkaktuar panik tek pasagjerët të cilët po udhëtonin nga Angola drejt Portugalisë. Dhjetë passgjerë, përfshirë dy antarë të ekuipazhit mbetën të lënduar pasi u goditën nga sendet që u përplasën në kabinë.

Tetë prej tyre kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Në video shihen sesi ushimqi dhe pijet e pasagjerëve u dërdhën në kabinë gjatë turbulencave. Mediet e huaja raportuan turbulencat u shkaktuan nga moti i keq, teksa avioni po fluturonte mbi Republikën e Kongos.

Menjëherë sapo avioni u ul në Lisbonë, pranë tij mbërriti një ambulancë e cila transportoi në spital tetë nga pasagjerët e lënduar. Për fat të mirë, në bordin e avionit ishte edhe një mjek, i cili i dha ndihmën e parë personave që kishin nevojë.

Video Player

00:11
02:32

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *