Arbana jep lajmin e papritur për të gjithë: E pabesueshmja sapo ndodhi…

Arbana Osmani ka treguar qartë dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe për këtë askush nuk ka dyshime.
Teksa publikon herë pas here ushqimet e veçanta që konsumon, rreth një javë më parë, Osmani vendosi të bëjë publik një premtim të cilin duket se e ka mbajtur.

“Mos më fol nëse nuk e filloj sërish palestrën nesër”, shkruan Arbana në një postim të bërë në atë kohë.
Por pavarësisht se frekuentimi i palestrës nuk ndodhi të nesërmen, Arbana ka vendosur të nisë ushtrimet sot dhe duket se e ka marrë me shumë energji.

“Ndodhi e pabesueshmja”, ka shkruar Arbana në postimin e saj në “Instastory”, ku shihet e veshur me një kostum të zi sportiv, teksa pozon para pasqyrës në një palestër.

Pak kohë më parë, në një bisedë virtuale me ndjekësit, Arbana ka treguar se një nga dobësitë e saj është t’i çojë gjërat deri në fund dhe ka përmendur palestrën, për të cilën duket se e ka nisur mbarë.

Aktualisht Osmani ka nisur përgatitjet për sezonin e tretë të BBV së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj. Nuk ka ende një konfirmim se kur pritet të nisë një nga programet më të njohura në Top Channel.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *