Gruaja pyet burrin nëse do të martohej sërish pas vdekjes së saj… Përgjigjja që i jep ai i kushton divorcin!

Bisedat në çift mund të përfundojnë në një mënyrë mjaft të çuditshme ndonjëherë. Sidomos nëse njëri nga bashkëshortët nuk është mjaft i vëmendshëm dhe finok.

Duhet ta lexosh me patjetër bisedën për të kuptuar se çfarë duam të themi me këtë.

Një çift ishte shtrirë në shtrat dhe po lexonin librat secili në qetësi të vet, kur në një moment gruaja i hedh një vështrim burrit dhe e pyet:

–Çfarë do të bëje nëse do të vd. isja unë? A do të martoheshe sërish?

–Patjetër që jo, – ia kthen burri.

–Përse jo, – ia kthen gruaja. A nuk të pëlqen martesa?

–Po, patjetër që më pëlqen…

–Atëherë përse nuk do të martoheshe sërish? – e pyet sërish gruaja.

Burri gjendet në një pozicion të vështirë pasi nuk di çfarë përgjigje ti kthejë. E sigurtë është se shumë bashkëshortë e kanë kaluar një herë këtë situatë kur bashkëshortja e tyre i ka pyetur kështu.

–Atëherë përse nuk do të martoheshe sërish?

–Mirë pra. Do të martohesha sërish, – përgjigjet burri duke menduar se me këtë pyetje do ta qetësonte gruan.

–Me të vërtetë? – i kthehet gruaja me një pamje të lënduar. Ndërsa bashkëshorti nga ana tjetër shfryn dhe nuk flet. –A do të jetonte ajo në shtëpinë tonë? – vazhdon gruaja me pyetjet.

–Patjetër e dashur, është një shtëpi mjaft e mirë.

–Do të flije me të në shtratin tonë?

–Ku tjetër duhet të flemë, – përgjigjet i habitur burri.

–A do ta lije të përdorte makinën time? – pyet sërish gruaja.

–Besoj se po. Është ende në gjendje të mirë, – ia kthen burri.

–A do ti zëvendësoje fotot e mia me të sajat?

–Mendoj se është veprimi i duhur, edhe ajo do të kërkojë të ketë fotot e saja.

–Po, bizhuteritë e mija do t’ja jepje?

–Jo, jam i sigurtë që do të kërkonte të kishte bizhuteritë e saja personale, – ia kthen burri që po lodhej me pyetjet e gruas.

–A do ta merrje të luanit golf bashkë?

–Po, patjetër. Ti e di, unë nuk rri dot pa bërë golf.

–Po ajo me shkopinjtë e mi të golfit do të luante? – pyet e irrituar gruaja.

–Jo, zemër ajo është mëngjërashe.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *