LAJME TË MIRA – “Fluturon” Euro, sot kap nivelin më të lartë, ç’po ndodh…

Me largimin e turistëve dhe fillimin e jetës normale pas pushimeve, Euro ditët e fundit ka “fluturuar” duke prekur nivelin më të lart në raport me Lekun gjatë 3 muajve të verës.

Në tregun e këmbimi valutor shqiptar, sot (25 gusht) Euro blihet me 109.5 lekë dhe shitet me 111 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 100.8 lekë dhe shitet me 103 lekë. Ndërkohë paundi britanik sot blihet me 126.3 lekë dhe shitet me 128.7 lekë.

Rritja e shpejtë e kursit të Euros iu jep frymëmarrje atyre sektorëve që ishin dëmtuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane, kryesisht eksportuesve të mallrave dhe bizneseve të turizmit. Rritja e euros iu mundëson bizneseve të akomodimit, që i sigurojnë të ardhurat kryesisht në euro, të sigurojnë më shumë frute nga sezoni turistik, që u karakterizua nga një numër rekord turistësh.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *