Nallbati e qëlloi me grusht, Deputeti i PS shkon në SPAK, ja arsyeja…

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka mbërritur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme.Mësohet se deputeti socialist do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK rreth konfliktit fizik të regjistruar në seancën plenare të së hënës së 30 Tetorit në Kuvend, me deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

PS ka kallëzuar Bledjon Nallbati në SPAK ku e akuzon për kryerjen e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”. Kujtojmë që Nallbati shkaktoi një situatë të paprecedent pasi shtyu dhe tentoi të qëllonte me grusht deputetin socialist i cili po ushtronte detyrën kushtetuese në Kuvend.

Nëse shpallesh fajtor për këtë vepër penale deputeti demokrat Bledjon Nallbati mund të dënohet nga gjobë deri në tre vite burgim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *