Aksidenti tragjik në Kukës, ky është i riu që humbi jetën

Erlind Mustafaj (Jerri) është i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në autostradën Morinë-Milot.I riu duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga ky aksident ka humbur jetën vetë i riu banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri me iniciale S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i policisë Kukës:

Informacion paraprak/ Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *