Gruaja në Lipjan i ‘hyn’ dajak bashkëshortit, i ndihmon edhe babai i saj

Rastet e dhunës në familjet kosovare janë goxha të shpeshta dhe në shumicën e rasteve viktima janë vajzat e gratë. Rrallëherë ndodh që burrat të jenë ata që përjetojnë dhunë fizike dhe psikike nga anëtarët e familjes. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në një familje Lipjan, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima, 43-vjeçar është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe babai i saj (miku i viktimës), të cilët për motive ende të panjohura, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Bazuar në dëshminë e burrit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur gruaja e tij dhe miku e kanë rrahur atë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka kërkoi ndihmë mjekësore në spital.

LEXO EDHE: Ish presidenti Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen, kaq vite ka mbushur
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar.

Si rezultat i raportimit të rastit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *