“Hyn në fuqi nga ky muaj”/ Balluku jep LAJMIN E MIRË: Rritje të pagave për…

Hyn në fuqi që nga ky muaj, sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së, që sjell një rritje të konsiderueshme rrogash.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës u ndal te paga e ekektricistëve ku ka thënë se paga e tyre tashmë do të shkojë në 700 mijë lekë te vjetra.

Balluku zbuloi se kjo rritje pagash do të bëhet sipas sektorëve, duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave.

“Po futemi në një fazë të re, të rëndësishme që ka të bëjë me investime të qënësishme ne fushën e shpërndarjes së energjisë elektike. Do i referohemi pagës së elektricistit që ka qenë meraku im kryesor, paga shkon në 70 mijë lekë, një ndryshim me 29%. Do të aplikohet për herë të parë edhe vjetërsia në punë. Tani kemi 270 aplikime te reja. Është e rëndësishme që këtyre djemve dhe vajzave tu jepet mbështetje maksimale”- u shpreh Balluku.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *