Përgjaket dasma, 25-vjeçari goditet 5 herë me thikë, në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ostren të Bulqizës, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se 18-vjeçari Aranit Alushi, pas një konflikti ka plagosur me thikë të riun Besnik Kurti.

Ky i fundit është goditur 5 herë me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur teksa të rinjtë kanë qenë në dasmë.

Gjithashtu i plagosur lehtë ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Sakaq, policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes Aranit Alushin.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *