Dokumenti/ Napoleon Bonaparta: Shqiptarët, komb trim dhe i palëkundur

Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.

Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull “Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822”.

Ja letra në vijim:

“Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës: Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lav.dërimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.
Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhi.mbje fat.keqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin): ky lu.ftëtar i pat.rembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u sh.ua nga një vd.ekje e gux.imshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon ush.trisë (flotës) osmane të udhëtojë (lun.drojë) pa shqe.tësim në Adriatik. Turqit do të traj.tohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime… Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.

Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër ar.kat me pus.hkë që ju kam dërguar”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *