53-vjeçari gjendet i vdekur në Kurbin, arsyeja do t’ju shokojë

Një ngjarje e rëdnë është shënuar ditën e sotme në Kurbin, ku sipas Policisë një 53-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në tokë.

Sipas Policisë ai ka qenë në gjendje të dehur.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *